U zhvillua më 29 tetor 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, mbledhja mujore me drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel vendor, nën drejtimin e Prefektit.
Gjatë takimit u raportua mbi ecurinë e punës për muajin tetor, realizimin e detyrave dhe problematikat e evidentuara në sektorë të ndryshëm. Në fokus ishin shërbimet ndaj qytetarëve, bujqësia, administrimi i pronave, arsimi, kontrolli ushqimor dhe shërbimet sociale.
Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe problematika që lidhen me kushtet higjieno-sanitare në institucionet arsimore, nevojat për përmirësimin e infrastrukturës dhe çështje të tjera që kërkojnë ndërhyrje nga strukturat përgjegjëse.
Në përfundim, Prefekti kërkoi vijimin e angazhimit institucional, ndjekjen e problematikave të evidentuara dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për realizimin e detyrave.