📅 18 Jun 2026 📁 Uncategorized

MBLEDHJE E KOMITETIT TË MENAXHIMIT TË ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE NË QARKUN DIBËR

Më datë 18 qershor 2026 ,në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prefektit, u zhvillua mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore.

Gjatë mbledhjes u diskutua mbi situatën aktuale të zonave të mbrojtura në qark, masat për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit veror, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.

Përfaqësuesit e Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) Dibër paraqitën të dhëna mbi sipërfaqet e mbrojtura që administrohen në qark, aktivitetet e zhvilluara për ruajtjen e ekosistemeve, monitorimin e habitateve dhe menaxhimin e pyjeve. Gjithashtu u trajtuan çështje që lidhen me parandalimin e zjarreve, mbrojtjen e florës dhe faunës, menaxhimin e mbetjeve, si dhe nevojën për investime dhe mbështetje të mëtejshme në infrastrukturën dhe kapacitetet e monitorimit në terren.

Në përfundim, Prefekti theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve, duke kërkuar hartimin dhe zbatimin e planeve konkrete të veprimit për mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e zjarreve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Qarkun Dibër.