📅 01 Jul 2026 📁 Uncategorized

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor

Më datë 30 qershor 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prefektit, u zhvillua mbledhja mujore e drejtuesve të institucioneve vendore, me fokus analizimin e realizimit të detyrave gjatë muajit qershor 2026.

Gjatë mbledhjes u bë analiza e punës së zhvilluar nga institucionet gjatë muajit qershor, ku drejtuesit raportuan mbi ecurinë e aktiviteteve, zbatimin e detyrave funksionale dhe çështjet që kërkojnë ndjekje të mëtejshme. Diskutimet u përqendruan në përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e efektivitetit në përmbushjen e përgjegjësive.

Në përfundim të mbledhjes, Prefekti kërkoi vijimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, zbatimin me përgjegjësi të detyrave të ngarkuara dhe monitorimin e vazhdueshëm të problematikave. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për rritjen e gatishmërisë dhe të vëmendjes nga të gjitha institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave civile, me fokus të veçantë në rrezikun e zjarreve gjatë sezonit veror, duke kërkuar angazhim maksimal dhe reagim të shpejtë në çdo rast.