📅 31 Jul 2026 📁 Uncategorized

Së bashku për një Dibër më të pastër!

Administrata e Prefektit të Qarkut Dibër iu bashkua aksionit për pastrimin e territorit.

Në zbatim të Planit të Veprimit të Bashkisë Dibër, Administrata e Prefektit të Qarkut Dibër, së bashku me institucione të tjera vendore, mori pjesë në aksionin e pastrimit të territorit, të organizuar të premten e fundit të muajit, më 31 korrik 2026.

Ky angazhim i përbashkët synon ruajtjen e një mjedisi të pastër, rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe forcimin e përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e mjedisit.

Së bashku për një Dibër më të pastër!