📅 31 Jul 2026 📁 Uncategorized

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor

Mbledhje e mbajtur më datë 31 korrik 2026 në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prefektit, me drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel vendor.

Gjatë mbledhjes u analizua ecuria e punës së institucioneve përgjatë periudhës së fundit, duke u ndalur në çështjet që kërkojnë koordinim dhe ndërhyrje të përbashkët. Drejtuesit raportuan mbi realizimin e detyrave, gjendjen në sektorët që mbulojnë, si dhe problematikat e hasura në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në përfundim, Prefekti kërkoi vijimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e përgjegjshmërisë në zbatimin e detyrave funksionale dhe ndjekjen me prioritet të çdo problematike të evidentuar. Gjithashtu, u kërkua angazhim maksimal i të gjitha institucioneve në aksionin e pastrimit të territorit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për mbajtjen e një mjedisi të pastër dhe të sigurt në Qarkun Dibër.