📅 23 Aug 2026 📁 Uncategorized

23 Gusht – 82 vjetori i Çlirimit të Dibrës

Sot, më 23 gusht, në kuadër të 82-vjetorit të Çlirimit të Dibrës, Prefekti i Qarkut Dibër mori pjesë në veprimtarinë përkujtimore të zhvilluar në nderim të kësaj date të rëndësishme të historisë sonë.

Në këtë ditë, përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për çlirimin e Dibrës, duke nderuar kujtimin dhe kontributin e tyre në historinë e vendit.

Nderim për të rënët dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për lirinë!

Gëzuar 82-vjetorin e Çlirimit të Dibrës!