Analiza e punës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër për vitin 2021

 

Sot më datë 21.01.2022, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua analiza e punës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, e cila u ndoq gjithashtu nga Zv. Ministri i Brendshem Z. Besfort Lamallari dhe Drejtori i Drejtorisë për Çështjet Vendore dhe Prefekturat Znj. Alma Mele.

Prefekti, duke falenderuar Z. Lamallari dhe Znj. Mele për pjesëmarrjen, stafin e tij për punën e bërë dhe me qëllim zhvillimin e një analize konstruktive dhe rezultative, u fokusua në prezantimin e veprimtarisë së kryer për realizmin e objektivave, si dhe implementimin dhe zbatimin e prioriteteve dhe politikave të Qeverisë në Qarkun Dibër.

Sipas tij, puna e përditshme një vjeçare e Institucionit që drejton, ka konsistuar në ndërtimit e një marrëdhënieje të bashkëpunimit reciprok, si me Institucionet Qëndrore në Nivel Vendor ashtu edhe me Organet e Vetëqeverisjes Vendore, duke bashkërenduar gjithashtu veprimtaritë e tyre, me qëllim realizimin e objektivave qeverisëse, ruajtjen e rendit dhe sigurisë në qark, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj publikut, parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave, rritjen e sigurisë ushqimore, rritjen e nivelit të sigurisë në rrugë, ofrimin e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore cilësore, kontrollin e territorit dhe monitorimin e çdo lloj veprimtarie ligjore të institucioneve në qark.

Gjithashtu, sipas Prefektit, gjatë vitit 2021, krahas realizimit të detyrave sipas misionit dhe fushave të përgjegjësive të secilit sektor, rëndësi e veçantë i është dhënë funksionimit pranë tij, të strukturave dhe organizmave të përhershëm dhe të përkohshëm, me përbërje ndërinstitucionale me qëllim menaxhimin e problemeve dhe situatave të veçanta, duke u përpjekur për arritjen e zgjidhjeve konstruktive, të përbashkëta dhe gjithëpërfshirëse që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik e social të Qarkut Dibër.

Institucioni i Prefektit, gjatë vitit 2022 ka qenë maksimalisht i angazhuar, në luftën kundër Covid-19, duke luajtur një rol kryesor në menaxhimin e situatës dhe koordinimin e veprimeve me anë të mekanizmave të Task-Forcës së krijuar për këtë qëllim.

 

Si konkluzion final, Prefekti theksoi se qëllimi kryesor i punës për vitin 2022 do të konsistojnë në angazhimin për realizimin e këtyre objektivave:

  • Institucioni i Prefektit do të nxisë, nëpërmjet shembullit personal, rritjen e angazhimit të të gjithë institucioneve për të ofruar shërbime cilësore ndaj publikut.
  • Institucioni i Prefektit, nëpërmjet ushtrimit të rolit të tij koordinues, do të angazhohet maksimalisht për realizimin me sukses të projektit prioritar të Qeverisë Shqiptare për plotësimin e adresarit nëpërmjet nxitjes dhe ndërgjegjësimit të shtetasve për vetëdeklarimin e adresave.
  • Institucioni i Prefektit do të angazhohet maksimalisht për të realizıar një bashkëpunim ndërinstitucional dhe koordinim të punës së bashkive për të realizuar objektivin e Qeverisë për mirëmenaxhimin e mbetjeve, shmangien e krijimit të vendgrumbullimeve të paligjshme dhe shtrirjen e shërbimit të pastrimit dhe largimit të mbetjeve në të gjithë territorin e Qarkut Dibër.
  • Institucioni i Prefektit, në fokus të punës së tij, do të ketë ndjekjen dhe monitorimin e procesit të mirëmenaxhimit të ndërmarrjeve të UK-ve, duke u angazhuar dhe krijuar një klimë bashkëpunimi me bashkitë me qëllim realizimin e këtij objektivi kryesor të qeverisë.
  • Institucioni i Prefektit, në fokus të punës së tij do të ketë menaxhimin e Emergjencave Civile nëpërmjet parandalimit te ngjarjeve duke parashikuar fonde, përmirësuar strukturat, dhe duke bashkëpunuar me operatorët privatë të kontraktuar nga bashkitë sipas parashikimeve ligjore.
  • Kontrolli i territorit dhe mbrojtja e mjedisit mbetet prioritet i punës së administratës, i cili do të realizohet duke bashkërenduar më mirë punën kontrolluese në terren të policisë, IKMT- së dhe Bashkive.

 

Për sa më sipër, çmojmë se analiza për veprimtarinë e Institucionin të Prefektit për vitin 2021, për mënyrën si u trajtuan çështjet ia arriti plotësisht qëllimit, duke nxjerrë në pah veprimtarinë e Prefektit për ushtrimin e përgjegjësive të tij, mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve me institucionet qëndrore e vendore, si dhe vendosjen e objektivave për vitin 2022.